Metodologjija e punes dhe nje dite tipike ne Qendren tone

Metoda e punës në qendren tonë ështe metoda majeutike,që u ndihmon fëmijeve të japin më të mirën nga vetja, të jetojnë dimensione të lira fëmiëjrore, pa qenë të detyruar të marrrin informata, por informacionet e rëndësishme dhe momente të të nxënit u ofrohen fëmijeve në formë argëtuese dhe nëpermjet lojës.
çdo moment i ditës në kopeshtin tonë ështe i menduar në formë pedagogjike, në mënyrë që voglushët cdo moment të jetuar brenda hapsirës sonë edukative, të mesohen dhe të përkaditen për tu pavarësuar.

Nga ora 7 deri në 8 bëhet pritja e fëmiëjve, kur numri i fëmijeve të jetë komplet,fillojnë përgaditjet për ngrënjen  e mëngjesit, ku femijet kujdestare shtrojne tavolinat dhe servojnë ushqimin bashkë me kuzhinjeren.
Fëmijet ndihmojnë edhe në pastrimin dhe rregullimin e tavolinave pasi përfundojnë ushqimin në mënyrë që të fitojnë shprehi pune.
.
Pas këtijë momenti, nga ora 9 deri në 10  fillojnë aktivitetet e udhëhequra , ku edukatoret i ndajnë fëmijet në grupmosha, cdo grup vendoset në këndin e vet dhe të shoqëruar nga edukatoret, tregohet përralla ,ndërsa një hapsire të vecantë u lëmë edhe momenteve të rrëfimit ku cdo fëmijë është i lirë të tregoj dhe të ndaj informata të rëndësishme me bashkmoshatarët.

Nga ora 10 deri në 11 në bazë të planprogramit të përgaditur nga edukatorët që përzgjidhet gjithmonë në bazë të interesave dhe pyetjeve të marra nga fëmijët, fillojnë edhe laboratoret ose punetoritë kreative, ku fëmijët punojnë dhe veprojnë të pa varur, ndërsa edukatorja në klasë është vetëm si syri i tretë që tju ndihmoj vetëm ne rast nevoje.
momentet e laboratoreve cdo ditë janë të ndryshme dhe te larmishme, në bazë të asaje cka del nga grupi i fëmijëve.

Pas laboratorit  nga ora 11 deri ne 12 edukatoret bashkë me fëmijet dalin ne hapsirat e kopështit për të luajtur dhe për të zhvilluar momente psikomotorike.

Më pas nga ora 12 deri ne 13 vjen  koha e drekës ku fëmijët prap ndihmojnë në servimin dhe pastrimin e tavolinave.

Pas kohës së drekës nga ora 13 deri ne 14 e 30  fëmijët përgditen për të pushuar, edhe ky moment është me zgjedhje, fëmijët nuk janë të detyruar të flenë, kush nuk dëshiron mund të kryej aktivitete gjysëm te organizuara nëpër këndet kreative.
Për fëmijët e moshës parashkollore gjatë këtije momenti përgadisim aktivitete shtesë që janë adekuate për moshën e tyre.

Nga ora 14 e 30 deri në 15 pas kohës së pushimit përsëri mblidhet i tërë grupi i fëmijëve për  momentin e zamres.

Mënjëher pas këtije momenti të përbashkët të zamrës, nga ora 15 deri ne 15 e 30 fëmijët fillojnë aktivitetet tjera përmbyllëse të ditës si psikomotorike,aktivitete relaksuese  muzikë ,lojëra etj.

Nga ora 15 e 30 deri ne16 bëhet përcjellja e fëmijëve.

Sherbimet e ofruara ne kopesht

Shërbimet ditore:

· Mëngjesi

· Dreka

· Zamra

· Momente të pushimit

· Aktivitete speciale për parashkollor

· Aktivitete në ambient të hapur

· Ekskursione të shkurtëra

- Aplikim i gjuhës angleze dhe italiane

- Muzik dhe balet

Shërbimet ekstra: vizitat sistematike të pediatrit, psikologut, logopedit, fizioterapeutit, si  dhe të ekspertëve të shumtë ndërkombëtar dhe vendor që na ndihmojnë dhe përkrahin në mënyrë që fëmijëve  tu ofrojmë edukim sa më cilësor.