Cipof

Para hapjes se kopshtit në Zllakuqan, aktivitetet themelore të organizatës Cipof  kanë qenë:

1. Menaxhimi i Qendrës Edukative në Shtupel (kopshtit të fëmijëve), që ndodhet ne një fshat  të komunës se Klinës , në rajonin e Pejës, një zonë që karakterizohet nga një popullatë e përzier. 

Cipof ka kontribuar  shumë vite duke punuar me banoret lokale, në mënyrë që prindërit ta kuptojnë rëndësinë e  vijimit te fëmijëve ne institucionet parashkollore.

2. Sigurimin e  trajnimeve për edukatoret kosovare në bazë të metodës Majeutike, metode kjo e akredituar dhe e monitoruar nga MASHT-i, duke gjetur përhapje ne shume institucione parashkollore  publike dhe  private të Kosovës.

3. Monitorimin e progresit të bërë në zotërimin e njohurive të fituara gjatë trajnimit pedagogjik
në të gjitha kopshtet kosovare, të cilat u bashkuan me projektin nën mbikëqyrjen dhe
miratimin e Ministrisë së Arsimit dhe Institutin Pedagogjik të Kosovës (IPK).

Cipof Staff

Mevlude Murtezi – drejtor ekzekutiv.

Merita Lecaj – Eksperte e metodologjisë Majeutike, e specializuar ne Itali. Edukatore e fëmijëve grupi i përzier i moshës 3-5 vjeç.

Remzije Godanci  - Eksperte e edukimit te fëmijëve  parashkollor.

Kimete Elezi - kuzhinjere

Vullnetar :

Vincenzo Andricciola - vullnetar italian 

Vlora Prenaj - asistente - vullnetare